Lajçak: Takimi i së hënës ndërmjet kryenegociatorëve është mundësi e mirë për hapa konkretë
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 12 May 2023
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Lajçak përmes një postimi në Twitter është shprehur se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm.
“Në Beograd u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq kryenegociatorin Petar Petkoviq për të diskutuar rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat konkretë të ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ndryshe, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar dje takim me kryeministrin Albin Kurtin, kryenegociatorin Besnik Bislimi, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën dhe me përfaqësues të Listës Serbe dhe shoqërinë civile.
Lajçak ka deklaruar se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti për rrugën përpara në procesin drejt normalizimit. Ndërsa, Kurti është shprehur se në takimin me emisarin e BE ka theksuar nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht.
Kujtojmë që, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.
Të tjera
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...
-
Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës
Katër raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kos...
-
Ky është vendi me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet p...
-
Mbyllja e dy institucioneve paralele serbe në veri – intervistohen dy persona, policia tregon se çfarë konfiskoi në vendin e ngjarjes
Dy objekte tjera paralele janë mbyllur të mërkurën në veri të Mitrovicës. Pol...
-
23 aksidente me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit, Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba
Prishtinë: Arrestohet një person për ‘‘përgatitje të veprave terroriste’’ – P...
-
Pamje para dhe pas zjạrrit që shpërthẹu në disa vende në Los Angeles
Me pesë zjarre që ende digjen në Los Anxhelos, dy më të mëdhenjtë – Eaton dhe...
-
Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga Prokuroria, mediat dhe parlamenti
Ish-kryenegociatorja e Kosovës më dialog me Serbinë Edita Tahiri, e ka koment...
-
Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve dje në ...
-
Malishevë, hajdutët vodhën materialin instalues elektrik të shtëpive
Dy të dyshuar kanë vjedhur në shtëpitë e një personi në fshatin Plloqicë të M...
-
Një burrë rrah familjaren në Prishtinë
Një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjares së tij në Pris...
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e c...
-
Publikoi fotografi me ạrmë në rrjetet sociale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte publikuar fotografi me p...