Lajme

Lajçak sot në Serbi, nuk dihet nëse këtë javë vjen edhe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 05 December 2022

Emisari i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të shkojë sot në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo vizitë e tij vije pasi Vuçiq deklaroi se nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë, e ku si arsye të mospjesëmarrjes tha është emërimi i Nenad Rashiqit, ministër për Komunitete dhe Kthim.

Por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Vuçiqit për mospjesëmarrje, duke shtuar se ai nuk ka rrugë tjetër pos t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për pjesëmarrje.

-Advertisement-

Kujtojmë se Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën e Serbinë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera