Lajme

Lajcak premton statusin e kandidatit për Kosovën pas marrëveshjes me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 05 May 2021

Një hap të madh të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian po e sheh të realizueshëm Miroslav Lajçak.

Emisari për dialogun thotë se me arritjen e marrëveshjes më Serbinë, Kosova merr statusin e vendit kandidat për hyrje në BE, transmeton klankosova.tv.

”Pa dyshim për Kosovën suksesi në dialog do të thotë të bëhet vend kandidat dhe cdo gjë që vjen me këtë. Kosova që nga nisja e dialogut ka parë një numër të rezultateve konkrete. Po përmendi bashkëpunimin rajonal ku Kosova prezanton veten. Pastaj mbledhja e taksave, liria e lëvizjes, integrimi i policisë dhe gjyqësorit nga veriu. Ka edhe shembuj tjerë”, tha Lajçak gjatë një debati online të martën .

-Advertisement-

Kosova po thuajse është vendi i vetëm nga gjashtë që e përbëjnë rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Union.

Republika ka ngecje të mëdha në procesin e integrimeve evropiane. Madje as liberalizimin e vizave që e gëzojnë të gjitha vendet tjera, Brukseli nuk po mund të ia ofrojë Prishtinës.

Nga 27 vende anëtarë të Unionit pesë prej tyre nuk e pranojnë pavarësinë kosovare.

Bëhet fjalë për Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë.

Hiq më larg se të martën shefja e diplomacisë spanjolle Arancha Gonzales Laya, tha se vendi i saj nuk e pranon Kosovën dhe se këtij qëndrimi do vazhdojë t’i mbesin besnik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera