Lajçak: Plani përmban 11 pika, filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar

Autori: Gazeta inFokus
20:59 | 25 January 2023
Emisari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka folur rreth planit evropian, të propozuar për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se propozimi përmban 11 pika, teksa kanë prezantuar verzionin e parë duke iu kërkuar të dyja palëve ta japin komentin e tyre.
”Mënyra më e mirë për ta quajtur është propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë e kam prezantuar planin në shtator dhe pastaj kishim diskutime me kryeministrin Kurti fillimisht dhe pastaj në dhjetor ia kam prezantuar një plan të azhurnuar me disa komente që i kemi pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe gjatë javës së kaluar kishim diskutimin e parë substancial lidhur me planin, siç e dini takimi zgjati dy orë e gjysmë dhe ishte një diskutim i gjerë dhe i gjatë dhe ambiciet janë që të ndalet cikli i krizave që të përqendrohemi në normalizim”, ka thënë Lajçak në Rubikon.
”Janë 11 pika”.
Sa ka ndryshuar ky draft nga drafti i parë i planit?
”Kam parë disa tekste të prezantuara në media, që nuk ishin të sakta, të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime, sepse pas prezantimit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe në Beograd kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komentet, pastaj jemi munduar t’i inkorporojmë komentet, e kemi thënë shumë qartë që filozofia e propozimit nuk ka për të ndryshuar, sepse filozofia është hartuar me mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi, pra kjo është filozofia”.
”Ne e kemi prezantuar versionin e parë dhe kemi kërkuar të dy palët që të ofrojnë komentet e tyre dhe pastaj kemi akomoduar disa prej tyre, ato që nuk e ndryshojnë filozofinë e tekstit dhe kjo është shumë e rëndësishme është një diskutim natyrisht, ka qenë diskutim i joni i ndarë me Qeverinë e Kosovës dhe presidentin e Serbisë dhe qëllimi ynë është t’i sjellim të dytë në të njëjtën dhomë dhe të dakordohen për planin, prandaj e premtja e kaluar ishte e rëndësishme sepse kishim diskutime substanciale me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiq”.
Të tjera
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...
-
Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme
Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelim...
-
Imami Labinot Maliqi pritet në takim nga kryetari i Prishtinës
Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është pritur në takim nga kryetari i...