Lajme

Lajçak njofton për takimin me Vuçiqin në Pragë: Është urgjente që Kosova e Serbia të bëjnë përparim në dialog

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 31 August 2024

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot në Pragë të Çekisë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se me presidentin serb kanë folur për nevojën urgjente për përparim në procesin e normalizimit dhe gjithashtu edhe për Planin e Rritjes.

Përfaqësuesi Special i BE-së ka thënë se kjo është thelbësore për të avancuar drejt integrimit në Bashkim Evropian.

-Advertisement-

“Fola me presidentin Aleksander Vucic në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në Dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajcak në “X”.

Ndërkaq, sipas raportimeve të mediave, Vuçiq ka diskutuar me Lajçak rreth ngjarjeve të fundit në veri të Republikës së Kosovës ku ka thënë se “të drejtat e serbëve po shkelen sërish dhe se siguria e serbëve është kërcënuar”.

Vuçiq aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore e ka cilësuar si “lëvizje arrogante të Prishtinës”.

“Një bisedë e hapur dhe e sinqertë me Lajçakun, të cilit i përcolla shqetësimin tim të skajshëm për dhunën e fundit në Kosovë, shkeljen e përsëritur të të drejtave dhe rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”, citohet të ketë deklaruar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera