Lajçak i vazhdon takimet në Washington, shtensionimi i situatës në veri temë e diskutimeve
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 21 June 2023
Emisari i posaçëm Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë- zëvendës këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jon Finer dhe drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat.
Ata kanë biseduar për situatën në Veri, hapat e nevojshëm për de-eskalim dhe rrugën për dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“Një takim shumë i dobishëm me zëvendës këshilltarin kryesor për Siguri Kombëtarë të SHBA-së, Jon Finer dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropë, Amanda Slot, për situatën në Veri, hapat e nevojshëm për de-eskalim dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.
Po dje, Lajçak, ka njoftuar se është takuar edhe me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, me të cilën ka folur lidhur me situatën në veri të vendit dhe gjetjen e një rrugëdalje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se kanë rënë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të situatës dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Pata një bisedë shumë të mirë me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Ndamë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe zgjidhjen e saj. U pajtuam për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.
Gjatë ditës së djeshme, i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, së bashku me të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë dhënë për “Atlantic Council” u shprehën të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.
Emisari amerikan, Escobar ka thënë se është shumë i brengosur për situatën, e sipas tij kjo mund të shndërrohet në një konflikt rajonal.
“Jam shumë i brengosur, ka mundësi që të shndërrohet në konflikt rajonal. Ata duhet të pranojnë marrëveshjen evropiane në këtë drejtim, ata kanë pranuar planin nuk ka opsion tjetër përveç de-eskalimit të situatës dhe kthimin në tryezën e bisedimeve. Më duhet të them se bashkësia ndërkombëtare është shumë e bashkuar në këtë drejtim”, tha Escobar në një paraqitjen me Ilva Taren.
Edhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak tha se prioritet është shtensionimi i situatës në komunat veriore, de-eskalimi i dhunës dhe kthimi te procesi i normalizimit, përfshirë këtu mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se nuk mund ta përballojnë të ketë viktima, nëse situata nuk shtensionohet.
“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë, do të kemi viktima. Këtë s’mund ta përballojmë atë”, deklaroi Lajçak.
Të tjera
-
Po vjen “stuhia e shekullit”, tornado dhe erë deri në 160 km/h, Britania dhe Irlanda në ạlarm
Zyra e Meteorologjisë në Britani ka lëshuar një paralajmërim të kuq për motin...
-
KQZ njofton për fillimin e shtypjes së fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar procesi i shty...
-
Dëshmitari thotë se raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren nuk sjell përfundim që kryerësit e kṛimit ishin shqiptarë
Dëshmitari Helmut Schreckenbauer ka pohuar të enjten në Hagë që sipas raporti...
-
Lushtaku viziton bizneset: Misioni “Ma mirë” synon të ndikoj në forcimin e ekonomisë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Zgjedhja e kryetarit të ri, KPM me arsyetim shtesë: Ka ndodhur kështu edhe në vitin 2016 – anëtarët mund të ndryshojnë rregulloren në çdo kohë
Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të ri, Besnik B...
-
IKSHPK: Nga 6 deri më 12 janar janë raportuar 7826 raste të dyshimta me sëmundje të ngjashme me gripin
Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve të dyshimta ...
-
Kontingjenti i ri ushtarak moldav niset për në Kosovë
Ushtria Kombëtare e Moldavisë ka dislokuar kontingjentin e 22-të të ushtarëve...
-
Artan Behrami: Presidentja u ka thënë diplomatëve se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë e destabilizon vendin dhe rajonin
Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka bërë disa akuza...
-
“Sfidat me Vetëvendosjen në pushtet ishin të mëdha” – Krasniqi numëron disa nga dështimet kryesore të qeverisë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ia ka numëruar...
-
Vrạsja e 37 vjeçarit në Gjilan, ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy t...
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara ...
-
Faturoi kundërligjshëm qytetarët – Autoriteti Rregullator për shërbimet e ujit gjobit “KRU Prishtinën”
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit e ka gjobitur me 12 mijë euro, Ko...