Lajme

Lajçak flet për herë të parë pas takimeve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 14 October 2020

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, nga e marta po qëndron në Kosovë.

Lajçak ka thënë se sot është dita e dytë e takimeve në Kosovë dhe se në takimet paraprake i ka njoftuar zyrtarët në Kosovë për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan gazeta inFokus.

“Filloi dita 2 me një mëngjes me organizatat ndërkombëtare në Kosovë. Unë i informova ata se ku qëndrojmë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe dëgjova pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre”, shkroi Lajçak në Tëitter.

-Advertisement-

Emisari special të mërkurën u takua me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin ndërsa gjatë ditës pritet të takohet edhe me  kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera