Rozë

Lady Gaga përlot të gjithë me deklaratën: Jam përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 08 January 2020

Lady Gaga është hapur para të gjithëve në lidhje me betejat e saj të shëndetit mendor dhe zbulon se ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post traumatik (PTSD) pasi u dhunua në mënyrë të përsëritur.

Këngëtarja 33-vjeçare u shpreh para Oprah Winfrey në natën e parë të “Oprah Winfrey’s 2020 Vision: Your Life in Focus” dhe rrëfeu përvojën e saj të tmerrshme.

“Më përdhunuan në mënyrë të përsëritur kur isha 19 vjeç, dhe dhe fillova të vuaj nga çrregullimet e stresit post traumatik”, shprehet Gaga.

-Advertisement-

Gaga me emrin e saj të vërtetë Stefani Germanotta, tha se sulmet u kryen nga dikush që ajo e njihte që nga fëmijëria e saj. Duke shpjeguar pasojat, Gaga vazhdoi: Unë krejt papritmas u bëra e famshme dhe udhëtova nëpër botë duke shkuar nga një dhomë hoteli në një tjetër dhe nga një skenë në një tjetër. Përpiqesha që ndërkohë të mos e kujtoja më këtë gjë, por papritur fillova sërish të ndjeja atë dhimbje të jashtëzakonshme në trupin tim dhe ndihesha sikur po përdhunohesha, përfundon Lady Gaga e cila ka vuajtur shumë nga çrregullimet e stresit post traumatik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera