Lajme

Laboratorët e drogës në veri, Rivanolli: Arsyeja që pagesa e rrymës kundërshtohet

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 12 February 2023

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pasi Policia e Kosovës sot ka shkatërruar tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, gjatë operacionit policor të koduar me emrin “Shpata”, i cili është realizuar në tri lokacione.

Ajo është shprehur se kjo është arsyeja pse pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet.

“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, JO nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilave po lulëzon me energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe trajtohen si heronj në Serbi”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera