Lajme

Labinot Tahiri i shkon në “konak” Haradinajt për një rrugë

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 04 February 2019

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin.

Në këtë takim ku prezent ka qenë edhe ministri I Infrastrukturës Pal Lekaj, është diskutuar zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë për ngecjet e punimeve në rrugën e fshatit Tërn në Ferizaj.

“Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, ka njoftuar kryeministri Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera