Fun & Video

La punën në bankë për të shitur vezë dhe domate në fshat: Njerëzit e quajnë të çmendur

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 30 January 2018

Kjo është një nga ato histori, që tregon se zgjedhjet më të mira janë aty ku nuk ta pret mendja. Lumturia dhe llogaria ndonjëherë del më mirë duke bërë gjëra më të thjeshta.

30 vjeçari turk, Gurkan Altın, bënte një jetë të zakonshme. Familja priste që ai të studionte në universitet dhe të merrte një diplomë, kështu që ai studioi ekonomi në Universitetin ‘Anadolu’ për katër vjet. Pastaj, pritej të niste një punë me një pagë të mirë dhe kështu filloi të punonte në bankë. Pas 4-vjetësh, në vend që të promovohej, Altın u ngarkua me stres dhe dha dorëheqjen. U kthye në vendlindjen e tij në Keşan, Edirne, dhe ngriti një tezgë në një treg lokal.

Tani, Altın është i lumtur që shet vezë organike, domate dhe mjaltë, të cilat i blen nga sipërmarrësit e rinj, por edhe nga gratë që punojnë në tregun e ngritur çdo të shtunë.

-Advertisement-

“Kam humbur motivimin për një jetë profesionale sa më të lartë. Tani që shes vezë organike, salca domatesh dhe mjaltë, që i blej nga sipërmarrësit apo edhe nga fermerët vendës, mund të paguaj edhe me kartë krediti. Është një biznes mjaft i lehtë dhe shumë më pak stresues për mua”, shpjegoi ai.

Konsumatorët e Altın-it janë të shokuar kur dëgjojnë se hapi një tezgë pasi kishte dhënë dorëheqjen nga puna prestigjioze në bankë.

“Mendojnë se jam i çmendur që kam lënë një punë të tillë, por do mësohen me kalimin e kohës. Pas largimit nga banka, m’u desh një kohë e caktuar sa të përshtatesha me jetën dhe punën e re, por tani gjithçka duket shumë mirë. Kur duhet të fitojë para, njeriu mund të mësohet me gjithçka,” tha Altin, duke shtuar se shteti duhet t’i mbështesë prodhuesit që marrin përsipër të tilla sipërmarrje private./dritare.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera