Rozë

La pas ikona të muzikës, ja sa miliona euro fitoi Dua Lipa vitin që kaloi

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 24 July 2024

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga yjet e muzikës pop që po shkëlqen vitet e fundit, me këngëtaren shqiptare që ka fituar miliona fansa në mbarë botën.

Duket se çdo arritje e saj tashmë po shpërblehet, e cila me koncertet e saj ka sjellë miliona vitin e kaluar për kompaninë në të cilën është pjesë.
The Sun raporton se “Radical 22 Live LLP” fitoi nga Dua mbi 60 milionë euro, më shumë se artistë të tjerë të njohur si Ed Sheeran dhe Adele.

Numrat e bëjnë atë një nga muzikantet më të paguara në Britani, vetëm tetë vjet pasi ajo filloi karrierën e saj. Shifrat e reja u depozituan në Shtëpinë e Kompanive këtë fundjavë dhe u nënshkruan nga auditorët.
Gjatë periudhës, kur ajo ishte në turneun e saj botëror Future Nostalgia, kompania e saj bëri 21.3 milionë euro në Europë dhe 22 milionë euro të tjera në Amerikën e Veriut.

-Advertisement-

Kjo do të rrisë ndjeshëm pasurinë e Duas pasi ajo u rendit e 21-ta në listën e të pasurve të Sunday Times për moshat nën 35 vjeç vitin e kaluar me një vlerë prej 89 milionë eurosh.
Dua do të ketë një tjetër vit fitimprurës në 2025, pasi njoftoi dy shfaqje kryesore në stadiumin Wembley të Londrës , biletat e të cilave u shitën brenda një dite.

Këngëtarja shqiptare, e cila tani është në lidhje me aktorin Callum Turner, po shijon një pushim veror pas një sërë shfaqjesh festivalesh.
Më pas ajo do të përgatitet për një turne nëpër Azi në nëntor dhe dhjetor përpara se të kthehet në Britaninë e Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera