Sport

La Liga nuk do të mungoj as sonte

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 22 December 2020

La Liga spanjolle sonte sjellë takime mjaft interesante në kuadër të xhiros së 15-të, shkruan Gazeta inFokus.

Real Sociedadi pret Atletico Madridin me fillim nga ora 19:45.

Nikoqirët gjenden në vendin e tretë në tabelë me 26 pikë, tre sosh larg vendit të parë që aktualisht i takon Atleticos.

-Advertisement-

Diferenca e vogël mes pikëve na garanton spektakël në këtë takim, pasi dy skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Në anën tjetër, Valladolidi do ti bëj ‘konak’ Barcelonës së Ronald Koemanit në ora 22:00.

Lionel Messi me shokë këtë edicion nuk janë duke kaluar formë aq të mirë.

Blaugranët aktualisht me 21 pikë mbajnë vendin e pestë në tabelë, kurse Valladolidi renditet i 18-ti me 14-të pikë

Më poshtë gjeni orarin e plotë të sfidave të sotme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera