Sport

Kylian Mbappe mban pezull merkaton: Refuzon tre herë ofertën e…

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 11 January 2024

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende nga çështjet më të nxehta në merkaton e janarit. Francezi ka refuzuar deri më tani tre herë ofertën e Real Madrid, teksa nuk ka vendosur për të shfrytëzuar klauzolën në marrëveshjen me PSG-në. 25-vjeçari vazhdon të shmang firmën për të paktën një sezon me francezët, të cilët janë të bindur për ta mbajtur në skuadër edhe për pjesën e dytë të sezonit.

Një zhvillim të cilin e konfirmoi edhe presidenti i klubit, Nasser Al Khelaifi, i cili pranoi se me Mbappe kanë një marrëveshje xhentëllmenësh dhe një akord mund të gjendet edhe përtej muajit janar.Mbappe ka refuzuar tashmë “Los Blancos” dhe mediat spanjolle pranojnë se një ofensivë e re do të mungojë. Nëse sulmuesi francez nuk shfaq dëshirën e tij për të luajtur për ta, për të pranuar kushtet dhe për të nënshkruar një marrëveshje.

Gjithmonë nëse dështon, ëndrra e Real Madrid për të pasur në skuadër Kylian Mbappe do të binte përfundimisht. Pas 15 janarit, kur edhe skadon afati për të firmosur me 25-vjeçarin, Real Madrid do hidhej në sulm për Erling Haaland. Jude Bellingham ka nisur ofensivën për të bindur sulmuesin norvegjez që të kalojë në Spanjë.

-Advertisement-

Tratativat për kalimin e Haaland në La Liga do të ishin të ndërlikuara, pasi Manchester City beson shumë tek cilësitë e 23-vjeçarit. Ish-lojtari i Dortmund ka kontratë me anglezët deri në vitin 2027, teksa ka një vlerë në treg prej 180 milionë Eurosh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera