Sport

Ky do të jetë zëvendësuesi i Besart Berishës për dy ndeshjet e Kosovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 18 August 2017

Përfaqësuesja e Kosovës nga 28 gushti do të filloj me grumbullimin e futbollistëve për ndeshjet eliminatore në Kupën e Botës.

Besart Berisha, sulmuesi i Melbroune Victory është larguar nga Kosova, ndërsa Albert Bunjaki menjëherë e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për Erton Fejzullahun, i cili do të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, kundër Kroacisë dhe Finlandës, më datat 2 dhe 5 shtator.

-Advertisement-

29-vjeçari ishte pjesë e Suedisë, ndërsa gjatë vitit 2015, ai ka zhvilluar një ndeshje për Kosovën. Për momentin Fejzullahu luan në Kalmar, ku ka zhvilluar tri ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera