Lajme

“Ky do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 09 May 2017

Gazetari Halil Matoshi, në emisionin Komiteti, ka folur për situatën politike, ngecjen e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe mundësinë e rrëzimit të Qeverisë, që do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Matoshi ka komentuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, që është planifikuar të dalë në Kuvend për votim të mërkurën. Ai gjithashtu ka folur për kryeministrin Isa Mustafa, i cili kishte paralajmëruar dërgimin e Demarkacionit për procedim në Kuvend, gjë e cila nuk ndodhi.

Gazetari ka folur për renditjen që, sipas tij, do të kenë partitë politike, pasi të mbahen zgjedhjet, duke treguar se kë e sheh ai kryeministër.

-Advertisement-

Ai tha se kreu i PDk-së, Kadri Veseli i ka gjasat që të bëhet kryeministër. Mirëpo ai nuk e ka përjashtuar që edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ta marrë postin e shefit të Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera