Auto&Tech

Ky shtet ka internetin më të shpejtë në botë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 09 August 2017

Testet kanë dëshmuar se internetin më të shpejtë në botë e ka Singapori, mesatarisht 55,13 Mbps, që mjafton për marrjen e 7,5 GB filmave HD për 18 minuta e 34 sekonda.

Internetin më të ngadalshëm e ka Jemeni, derisa Sllovenia renditet në vendin 25, Kroacia në vendin 40, Maqedonia 59, Bosnja 61, ndërsa Shqipëria renditet në pozitën 78, tregon hulumtimi më i ri në të cilin janë përfshirë 189 shtete të botës.Shkarkimi i filmave prej 7,5 GB në Jemen, i cili renditet i fundit në listë, ka shpejtësi mesatare prej vetëm 0,34 Mbps dhe do të zgjaste më shumë se dy ditë.

Suedia, Tajvani, Danimarka, Holanda dhe Letonia kanë shpejtësi mesatare të internetit prej mbi 30 Mbps, gjë të cilën agjencia rregullative britanike Ofcom e definon si “super shpejtësi”.

-Advertisement-

Njëkohësisht, 139 shtete kanë shpejtësi mesatare të internetit nën 10 Mbps, gjë e cila sipas Ofcom është shpejtësi minimale, e cila iu përgjigjet nevojave të familjeve tipike.Në mesin e 30 shteteve me internet më të shpejtë janë kryesisht shtetet e Evropës dhe Azisë, derisa në Afrikë mbi gjysma e shteteve janë me performanca më të dobëta, transmeton cable.co.uk, i cili ofron këshilla për shërbimet e operatorëve britanik të internetit, TV dhe telefonisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera