Lajme

Ky është zjarrfikësi që gjeti 7 familjarët e tij të vdekur nën rrënoja

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 28 November 2019

Arben Cara, ishte mbi rrënojat e vilës Palma, në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos, kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës.

Pas mbërritjes së tij në Thumanë ai kuptoi se nën ato rrënoja gjindeshin edhe familjarët e tij të cilët mbetën të vdekur, shkruan gazeta inFokus.

Arben Cara, rrëfen për “Abc Neës”, se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij, që i gjeti të vdekur nën rrënoja, por në misionin e zjarrfikësit, të gjithë i sheh njësoj, me të njëjtën dhimbje, e me të njëjtin përkushtim për t’i shpëtuar./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera