Lajme

Ky është veprimi i radhës i Rusisë në luftën ndaj Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 06 April 2022

Kryetari i rajonit të Luhanks, ka njoftuar se forcat ruse për disa ditë do të nisin një ofensivë në shkallë të plotë në rajonin lindor të Ukrainës, shkruan Sky News, transmeton Gazeta Infokus.

Serhiy Haidai i tha Sky News se shkalla e vdekjes dhe shkatërrimit në Luhansk mund të jetë më e keqe se ajo e parë në Mariupol, Bucha dhe Irpin.

Është një vlerësim rrëqethës, duke pasur parasysh se Mariupol ka parë bombardime pothuajse të vazhdueshme dhe duket se ka pasur vrasje masive civile në Bucha.

-Advertisement-

Rreth 70% e Luhanskut aktualisht kontrollohet nga trupat ruse, tha Haidai. Rajoni lindor, i cili së bashku me Donetsk njihet si Donbas, ka qenë skena e luftimeve me separatistët pro-rusë që nga viti 2014. Konflikti është intensifikuar në zonë vetëm që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt.

Haidai përshkroi “granatimet e vazhdueshme” të zonave ende të mbajtura nga Ukraina, me shkolla dhe spitale mes objektivave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera