Sport

Ky është veprimi fantastik i Belottit që po duartrokitet nga e gjithë bota

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 06 February 2021

Ndeshja mes Torinos dhe Atalantës ishte spektakël në vete.

Takimi i sotëm i Serie A përfundoi me rezultatin 3-3, teksa “Toro” bëri një rikthim senzacional pasi fillimisht po humbnin 3-0.

Megjithatë as golat e as rezultati nuk mori vëmendjen, por diçka tjetër.

-Advertisement-

Ishte një veprim nga Belotti i Torinos i cili po duartrokitet nga të gjithë.

Belotti u rrëzua në afërsi të zonës edhe pse nuk ishte i prekur nga mbrojtësi i Atalantas dhe gjyqtari akordoi goditje dënimi. Por, Belotti duke qenë shumë korrekt i tregoi gjyqtarit që nuk kishte ndërhyrje dhe topi u kthye tek portieri i Atalantas që filloi një aksion të ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera