Sport

Ky është vendimi i Rusisë për ndeshjen Zvicër-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 20 June 2018

Shërbimet ruse të sigurisë janë të bindur se ka tifozë shqiptarë të cilët mund të jeën prezentë në ndeshjen midis Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad Arena.

Numri i madh i shqiptarëve që luajnë te Zvicra ka shkaktuar frikë të madhe se në stadium mund të jenë flamuj të Kosovës dhe të Shqiëprisë.

E për këtë, gazeta serbe Novosti raporton se Rusia ia ka bërë me dije Zvicrës që të mos lejojë prezencën e ndonjë flamuri që ndërlidhet me shqiptarët.

-Advertisement-

“Ata dërguan paralajmërim te Federata e Zvicrës që të parandalojnë futjen e flamujve që kanë të bëjnë me Shqipërinë e Madhe apo Kosovën”, shkruan gazeta serbe.

Ndeshja Zvicër-Serbi zhvillohet të premten në kuadër të Kampionatit Botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera