Sport

Ky është vendimi i Realit për Bale

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 21 November 2019

Bordi i Real Madrid ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Gareth Bale, pavarësisht incidentit të fundit.

Bale pasi u kualifikua me Uellsin, festoi me flamurin i cili thoshte që më i rëndësishëm është Uellsi, pastaj golfi dhe në vendin e tretë është Real Madrid.

Kjo ka zemëruar tejmase tifozët madrilenë dhe ka pasur shumë raportime se lojtari do të dënohet.

-Advertisement-

Por bordi i “Los Blancos” ka vendosur të mos e shesë, pasi po e shohin si lojtarin kryesor në klub, transmeton KosovaPress.

“Është lojtari më i mirë që kemi dhe do të punojë shumë për klubin. Nuk do ta shesim apo ndonjë gjë e tillë. Do të jetë i rëndësishëm përsëri”, njoftoi një burim nga Madridi.

Reali për momentin është në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, aq sa ka edhe lideri Barcelona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera