Fokus

Ky është vendimi i gjykatës me të cilin ishin dënuar “dhunuesit” e Vasfijes (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 18 October 2018

Në vitin 2014 Jovica Dejanoviq ishte dënuar me 12 vjet burgim ndërsa Gjorgje Bojkoviq me 10 vjet burgim. Të dy akuzoheshin për dhunimin e Vasfije Krasniqit gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Kështu kishte vendosur Gjykata e Apelit, ndryshe prej asaj të Themelores, e cila nuk kishte gjetur prova të të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e “dhunuesve”, sic I kishte identifikuar Vasfija dhe dëshmitarët në procesin gjyqësorë që kishte nisur në vitin 2012.

Gazeta inFokus sjellë të plotë vendimin me detajet e procesit gjyqësor.

-Advertisement-

Por, drejtësia për viktimën e dhunës seksuale, e cila rrëfeu publikisht tmerrin e përjetuar në prillin e vitit 1999 ende nuk është vënë në vend.

Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq janë liruar me vendim të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se nuk mund të vërtetohet se është kryer dhunimi nga të akuzuarit.

Sipas Vasfije Krasniqit njëri prej dhunuesve të saj sot jeton i lirë në Kosovë dhe punon për Policinë e Kosovës.

Në dokumentin e bashkëngjitur mund të shihni në detaje vendimin e gjykatës së Apelit me të cilin ishin dënuar “dhunuesit” e Vafsijes.

 

Klikoni ne dokument për vendimin e plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera