Ky është vendi ku pastrojnë paratë pasanikët rus
Autori: Gazeta inFokus
12:58 | 21 May 2018
Komisioni i Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, bëri të ditur në një raport se Londra po përdoret si një bazë e aktiveve të korruptuara të individëve të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin dhe Kremlinin. “Përdorimi i Londrës si bazë për paratë e pista të individëve të lidhur me Kremlinin, është tashmë e qartë se përfshihet në një strategji më të gjerë të Rusisë dhe ka pasoja për sigurinë kombëtare”, shkruhet në raportin “Korrupsioni Rus në Mbretërinë e Bashkuar.
Raporti nënvizon se lufta kundër pastrimit të parasë në Londër duhet të jetë një prioritet i politikave të jashtme të Britanisë. Komisioni deklaroi se asetet e ruajtura dhe pastruara në Londër, në mënyrë direkte dhe indirekte, mbështesin fushatën e Putin për të shkatërruar sistemin ndërkombëtar të rregullave, përkeqësojnë marrëdhënien me aleatët dhe dëmtojnë rrjetet që mbështesin politikat e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Megjithatë, sipas publikimit, Britania po hesht gjithashtu mbi rolin e Londrës në fshehjen e të ardhurave të korrupsionit të lidhur me Kremlinin. Komisioni deklaroi se autoritetet vendase duhet të ndërtojnë një strategji koherente dhe pro-aktive për Rusinë, të drejtuar nga Zyra e Jashtme dhe Commonwealth-it. Megjithatë, roli i Londrës në pastrimin e parasë nuk është surprizues, ndërkohë që qyteti njihet gjerësisht si baza e të pasurve rusë, përfshirë oligarkët dhe biznesmenët.
Komisioni e quajtI Londrën “lavatriçja” e aktiveve të korruptuara të Rusisë. Sipas raportit, ndër masat që mund të merren janë fuqizimi i sanksioneve kundër individëve të lidhur me regjime armiqësore, si dhe themelimin e një regjistri për zotërimet e kompanive të huaja që mund të ekspozojnë individë që blejnë prona nëpërmjet kompanive “offshore”.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...

































