Lajme

Ky është suksesi i radhës i Njësisë Speciale të Kosovës që la prapa shtetin serb (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 09 June 2017

Policia e Kosovës dhe çdo njësitë i saj pothuajse çdo ditë e më tepër po e rrisin krenarinë e çdo qytetari.

Arritjet e Policisë së Kosovës janë në ngritje e sipër vit pas viti, duke mos harruar edhe vlerësimet që janë bërë si institucioni më i besueshëm në vend.

Ndërsa është Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) apo siç njihet ndryshe Njësia FIT, në garat e fundit të mbajtura në Budapest (TEK), në ato të forcës ‘Crossfit’ (Spartan 300), kanë arritur të dalin fitues duke mposhtur kështu Njësitë Speciale të Serbisë dhe ato të Maqedonisë, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Ky suksese i Njësisë Speciale është vazhdë e sukseseve të tjerë të Policisë së Kosovës të cilët edhe në shumë gara paraprake në disiplina të ndryshme janë duke dalë të parët dhe duke ngritur lartë institucionet e sigurisë.

Më poshtë mund të shihni edhe disa fotografitë të pjesëmarrësve të kësaj gare:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera