Lajme

Ky është shqiptari që u vra me plumb në kokë pas sherrit për një vajzë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 20 February 2023

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 34-vjeçari shqiptar Visar Dakrama, në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se të afërm të tij kanë treguar se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton prej kohësh në Angli, i cili merret me ndërtim.

Për shumë vite Visar Dakrama punonte në ishull si elektricist, e në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr , 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve për 800 euro nata, gjatë muajve të verës.

-Advertisement-

Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit te sotëm në një lokal nate, ku Visar Dakrama është konfliktuar me një 33-vjeccar grek, i identifikuar si Athanasios Nazos.

Ky i fundit ka deklaruar në polici se e vrau shqiptarin pasi ky i fundit kishte ngacmuar një vajzë që ishte në shoqërinë e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera