Lajme

Ky është shqiptari 30-vjeçar që dyshohet se u vra me armë zjarri në Itali

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 05 November 2023

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 30-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari Klaudio Myrtaj, u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.

-Advertisement-

Ndërkohë që autoritete po hetojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të zbuluar se kush ëhstë autori.

Sipas hetimeve fillestare, i riu është goditur me armë zjarri në kokë.

Myrtaj kishte mbërritur në Itali rreth dy vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve. Por, vazhdimisht ai punonte edhe me një zejtar vendas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera