Sport

Ky është reagimi i Barcelonës pas dënimit të Lionel Messit

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 19 January 2021

Lionel Messi është dënuar me dy ndeshje mos lojë, pas kartonit të kuq të dielën në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Bilbaos, shkruan Gazeta inFokus.

Barcelona u mposht nga Bilbao me rezultat 3-2, kurse na minutën e 121-të Lionel Messi u përjashtua nga loja me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje ndaj një futbollisti kundërshtar.

Pas ndeshjes federata spanjolle ka njoftuar se argjentinasi është pezulluar me dy ndeshje.

-Advertisement-

“Barcelona do të apelojë pezullimin e lëshuar për Leo Messin. Komiteti i garës njoftoi të Martën se kartoni i kuq i Argjentinasit në minutat e fundit të finales së Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club do të pësojë një ndalim me dy ndeshje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ana e klubit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera