Ky është programi i pasur që sjell Gazeta Infokus kushtuar 28 nëntorit
Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 27 November 2023
Për nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jasharit e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazeta Infokus ju sjell një program të jashtëzakonshëm me personazhe e rrëfime të ndryshme që i kontribuuan kësaj periudhe e jo vetëm.
Infokusi nisë transmetimin e edicionit të parë të emisionit “Klubi i Rrëfimeve” me Hateme Smajlin i cili sjell rrëfimet rrëqethëse e të padëgjuara më parë të 5 personazheve të cilët historinë e tyre e rrëfejnë për herë të parë në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Anton Quni, ish-komandanti UÇK-së në batalionin e Koshares, rrëfimi i nënës Ajshë, nënës së Mentor Gashit, dëshmorit 20 vjeçar, i rënë në ditën e çlirimit të Malishevës, ish ushtari i UÇK-së, Hysen Gashi i cili i mbijetoi 35 plagëve nga lufta si dhe Lule Telaku, autore e librit të rrëfimeve të nënave që humbën fëmijët në luftë.
Emisioni “Zgjohu” me Era Berisha, në këtë edicion special sjell rrëfime, emocion, argëtim, muzikë, e storie motivuese me mysafirë tejet të veçantë.
Ridvan Tahiri, ish luftëtari i UÇK-së, Pro Band dhe Ganimete Abazi, infermierja që ndihmoi civilë e ushtarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe Alesia Krasniqi apo e njohur ndryshe si Malësorja e Deçanit për herë të parë sjell këngën më të re të realizuar për Infokusin, kushtuar heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Emisioni tjetër, prodhim i Gazetës Infokus, “Doktor Plus” me Elvira Haxhiun sjell në një intervistë speciale pas shumë vitesh, figurën e shquar të historisë së Kosovës, pediatren dhe ish deputeten, Flora Brovina. Zonja Brovina e cila ka fituar disa çmime e njohur në botë si humanistja që dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftë dhe pas luftës.
Si asnjëherë më parë ajo rrëfen periudhën më të rëndë për Kosovën, burgosjen e saj e kontributin e dhënë për fëmijët e lënduar, nënat shtatzëna e gratë e dhunuara në luftë.
Infokus përveç edicioneve speciale të emisioneve sjell edhe Storie të ndryshme si nga terreni ashtu edhe në studio. Storie këto që ngërthejnë në vete histori të pathëna nga lufta.
Ish luftëtari i UÇK-së, Arben Rashkaj sjell rrëfimin emocionues e rrëqethës se si humbi këmbën në luftë kundër armikut.
Po ashtu katër storie që sjellin historikun se si erdhi deri tek shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, historia e komandantit legjendar Ademit dhe familjes së Jasharëve e shumëçka tjetër.
Na ndiqni nga ora 07:00 deri në orën 00:00, me super rrëfime e storie të jashtëzakonshme, në rrjetet tona sociale, në kanalin e YOUTUBE, në faqet e facebook, Infokus Plus, Infokus dhe Gazeta Infokus.
Si dhe në faqen në Tik Tok dhe në Instagram.
Të tjera
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...