Ky është numri i kosovarëve që jetojnë në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 05 August 2018
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, përmes një shkrimi në faqen e saj në “Facebook”, ka bërë të ditur se qytetarët me origjinë nga Kosova e që jetojnë në Gjermani nuk janë “listuar” në hulumtimin e Entit Federal të Statistikave.“Kjo nuk ka të bëjë me mospunën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani as të Qeverive të Kosovës e Gjermanisë. Kosova si shtet i ri dhe qytetarët e saj me banim në Gjermani dalëngadalë por sigurt janë “listuar” në të gjitha nivelet e pushtetit në Gjermani. Të dhënat për shtetasit e Kosovës ekzistojnë por meqë shteti ynë nuk është ende anëtar i OKB-së dalin vështirësi në publikimin zyrtar… Tërë kjo na sjell tek përfundimi: pak shtetas të Kosovës në Gjermani nuk jemi! Përkundrazi: sipas të dhënave (“gadi se” zyrtare) janë më shumë se 350.000 shtetas të Kosovës- me shtetësi të RKS, me shtetësi të RFGJ apo edhe me shtetësi të dyfishtë në Gjermani”, thuhet në postimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
Ndryshe numri i individëve me prejardhje të huaj në Gjermani ka arritur një rekord të ri në vitin 2017.
Siç bëri të ditur, Zyra Federale e Statistikave në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin vitin e kaluar 19,3 milionë gra, burra e fëmijë që kanë sfond migrimi. Kjo përbën 4,4% më shumë se një vit më parë. Pjesa e përgjithshme e të huajve në numrin e popullsisë gjermane përbën 23,6%.Në Gjermani një person quhet me sfond migracioni, kur ai vetë, ose njëri nga prindërit nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Rreth 51% e popullsisë me sfond migrimi janë gjermanë, 49% kanë një pasaportë të huaj.Ndër 19,3 milionë individë me origjinë të huaj në Gjermani, 2,8 milionë kanë prejardhje turke, 2,1 milionë janë me origjinë polake, 1,4 milionë me origjinë ruse, 1,2 milionë me origjinë kazake dhe 0,9 milionë me prejardhje rumune.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...