Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 25 May 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka njoftuar se që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt e deri më tani, forcat ruse kanë humbur rreth 29 mijë e 450 trupa, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është njoftuar se në këtë luftë rustë kanë humbur edhe 305 tanke, 3213 automjete të blinduara, 606 sisteme artilerie, 201 MLRS, 93 sisteme luftarake kundërajrore, 206 avionë, 170 helikopterë dhe 2217 automjete ushtarake dhe depozita karburanti.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, po ashtu kanë njoftuar se ushtria ruse ka humbur edhe 13 varka ushtarake, 491 UAV taktike, 44 pajisje speciale ushtarake dhe 112 raketa lundrimi.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur ne faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 91 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin ukrainas./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera