Lajme

Ky është numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 09 April 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës në Ukrainë me 24 shkurt e deri më 9 prill, janë vrarë 19 mijë e 100 ushtarë rusë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, është bërë e ditur se rusët deri më tani kanë humbur 705 tanke, 1895 automjete të blinduara, 335 sisteme artilerie, 108 MLRS dhe 55 sisteme luftarake kundërajrore.

Ndërkaq, ky shtab ka njoftuar se Rusia ka humbur 151 avionë, 136 helikopterë, 1363 automjete ushtarake, 7 varka ushtarake, 76 depozita karburanti, 112 UAV taktike, 25 pajisje speciale ushtarake dhe 4 sisteme të lëvizshme SRBM.

-Advertisement-

Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacione lidhur me situatën atje.

Kujtojmë se sot janë bërë 45 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera