Lajme

Ky është moti për javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 12 September 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

“Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike. Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë”.

-Advertisement-

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera