Lajme

Ky është moti për javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 11 June 2017

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

“Këto masa me origjinë nga Afrika Veriore do të jenë të qëndrueshme duke krijuar kushte për ngritjen e vlerave të temperaturave maksimale , ku sipas parashikimeve merkuri në termometër pritet të shënoj vlera deri në 30 gradë Celsius”.

“Pas këtyre temperaturave të larta të mërkurën dhe të premten pritet një ç’rregullim i përkohshëm i ekuilibrit termik që do të ndikoj në uljen e maksimaleve për 1-3 gradë Celsius. Temperaturat minimale në rang vendi pritet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s”, bën të ditur ky institut

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera