Sport

Ky është mesazhi i Mustafit për tifozët e Arsenalit

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 03 February 2021

Shkodran Mustafi u largua nga Arsenali drejt Schalkes të hënën, që edhe ishte dita e fundit e afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta inFokus.

Mustafi ka qenë pjesë e ‘Topçinjëve’ për katër sezone dhe ka bërë 151 paraqitje.

28 vjeçari u ka shkruar një letër gjithë tifozëve duke i falënderuar për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre viteve.

-Advertisement-

“Pas 4 vitesh, 151 ndeshjeve dhe 2 trofeve FA, vetëm dua të ju them faleminderit, komunitetit të Arsenalit, stafit të mrekullueshëm, tifozëve dhe natyrisht bashkë lojtarëve të mi.

Së bashku kaluam kohë të mirë dhe jo shumë të mira. Por qëndruam bashkë. Arsenali është klub fantastik me traditë të madhe. Gjithmonë kam ndjerë kënaqësi dhe krenari ta veshë fanellën e Arsenalit.

Familja ime dhe unë, gjithmonë do ta kujtojmë kohën që kemi kaluar në Londër.

Topçinjë, ju uroj gjithë të mirat.

Faleminderit, Musti” thuhej në letrën e Mustafit, të cilën e gjeni me poshtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera