Lajme

Ky është mërgimtari që ka dhuruar 20 mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 04 March 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës të martën mbrëma e ka themeluar Fondin e Sigurisë që do ti shërbejë ushtrisë kosovare, shkruan Gazeta inFokus.

Më tu hapur ky fond kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ftojë qytetarët, bizneset, politikanët, diasporën e donatorët ndryshëm që të kontribuojnë me mjetet financiare në Ushtrinë e Kosovës.

Thirrjes së kryeministrit Kurti tashmë iu kanë përgjigjur një numër i madh politikanësh, artistësh, biznesmen, mërgimtar e shumë kompani vendore.

-Advertisement-

Së fundi një qytetar nga Kaçaniku që jeton në Berlin ka dhënë 20 mijë euro në Fondin për Sigurinë Kombëtare

Ai është Bujar Bela dhe fotografia e tij me dëshminë për këtë shumë të të hollave, e ka publikuar gazetari i RTK-së Besart Galica.

Ndryshe, themelimi i Fondit të Sigurisë nga Qeveria e Kosovës është përkrahur mjaftë shumë nga qytetarët, por ka pasur edhe të atillë që e kanë kundërshtuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera