Sport

Ky është lojtari më i paguar në botë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 27 November 2017
Mediat spanjolle kanë hartuar së fundi një listë me 10 emrat e futbollistëve më të paguar në planet.
Futbollistët janë më të paguarit ndër sportistë, duke marrë rroga stratosferike, që për profesione të tjera as mund të çohen nëpër mend.

Mediat spanjolle kanë hartuar së fundi një listë me 10 emrat e futbollistëve më të paguar në planet, shkruan Telesport.

Përmes një renditjeje zbritëse, nga 10 te 1, mund të njiheni me “top 10” më të paguarit e futbollit botëror, ku kryeson ylli argjentinas i Barcelonës, ndërsa portugezi i Real Madridit pozicionhet në vendin e katërt.

10. Graziano Pelle u largua nga Premier për të marrë 15 milionë euro në vit te Shandong Luneng, në Kinë

-Advertisement-

9. Paul Pogba merr 17 milionë euro në vit te Manchester United

8. Paga e brazilianit Hulk me Shanghai SIPG është 20 milionë euro në vit

7. 23 milionë euro janë paratë në formë page, që Lavezzi merr te Hebei China Fortune

6. “Forbes” publikoi se paga e Gareth Bale, bashkë me stimuj të tjerë, arrin 23 milionë euro në vit

5. Oscar ka një pagë prej 24 milionë eurosh te Shanghai SIPG

4. Cristiano Ronaldo merr 21 milionë euro fikse, plus stimuj të tjerë, që kapin shifrën e 34 milionë eurove në vit, sipas “El Mundo”

3. Neymar përfiton 36 milionë euro në vit te PSG, duke përfshirë edhe stimujt e ndryshëm financiarë, sipas informacionit të publikuar nga “Football Leaks”

2. Tevez përfiton 38 milionë euro në vit te Shanghai Shenhua, në Kinë

1. Me kontratën e tij të re, Leo Messi do të paguhet 30 milionë euro në vit, plus bonuse të tjera të nënshkrimit. Paga e tij arrin në 43 milionë euro, sipas informacioneve nga “El Mundo”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera