Sport

Ky është lojtari më i kompletuar sipas trajnerit të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 28 January 2021

Barcelona mbrëmë mposhti Rayo Vallecanon me rezultat 2-1, në kuadër të Kupës së Mbretit, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për katalunasit i shënuan Lionel Messi dhe Frankie De Jong, i cili ia siguroj fitoren skuadrës së tij.

Pas ndeshjes ka trajneri i Barcës, Ronald Koeman, i cili ka thënë se lojtari me i kompletuar për momentin në kampin blaguran është De Jong.

-Advertisement-

“Ne kemi nevojë për të, sepse duhet që mesfushorët të jenë ofensivë. Ai ka shumë cilësi teknike dhe ndihmon nga thellësia. Kam biseduar me të në lidhje me ndihmën në sulm dhe shënimin e më shumë se një goli në sezon. De Jong është një lojtar më i plotë tani sesa kur luajti për Ajax. Ai krijon dhe shënon më shumë”, ka thënë tekniku holandez.

Barcelona ndeshjen e radhës e luan të dielën ndaj Athletic Bilbaos në ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera