Lajme

Ky është linku ku mund të subvencionoheni për ngrohje nga Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 06 October 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar sot në një konferencë për media, se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për energji.

Rizvanolli shtoi se duke filluar nga sot qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar nga këto masa.

Aplikimi për këto masa, bëhet në platformën E-Kosova, dhe se kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.

Për të përfituar subvencionim qytetarët fillimisht duhet të krijojnë një llogari në platformën E-Kosova (nëse deri më tani nuk kanë pasur), pastaj në momentin e kyçjes në llogari duhet shkuar te kategoria “Shërbime” e pastaj te nënkategoria “Grante dhe Subvencione”, pas këtyre dy hapave do të shfaqet mundësia e aplikimit për Fazën 1 dhe Fazën 2.

-Advertisement-

Pas kësaj në dritaren e ardhshme të hapet formulari që duhet plotësuar nga të gjithë ata të cilët duan që të përfitojnë nga ky subvencionim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera