Lajme

Ky është kosovari që u arrestua në Kroaci me urdhër të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 19 August 2026

Personi i arrestuar në Kroaci, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia, është Bajram Bajrami, 49-vjeçar, nga Nerodimja e Poshtme.

Bajrami është arrestuar në pikën kufitare Karasovici, gjatë hyrjes në Kroaci.

Autoritetet kroate kanë konstatuar gjatë kontrollit se ndaj tij kishte një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL Beograd.

-Advertisement-

Sipas autoriteteve kroate, Serbia e kërkon Bajramin nën dyshimin për një krim lufte ndaj popullsisë civile, të cilin dyshohet se e ka kryer gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve ’90.

Bajrami po udhëtonte me një veturë Audi A6 me targa gjermane kur është ndaluar në kufi. Pas verifikimit të të dhënave të tij, ai është arrestuar dhe është dërguar para gjyqtarit në Gjykatën e Qarkut në Dubrovnik.

Gjykata ka vendosur që Bajrami të mbahet në paraburgim, me qëllim të procedurës së mundshme të ekstradimit./Insajderi

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy