Lajme

Ky është gazetari që u vra në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 13 March 2022

Gazetari i “New York Times”, Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

Renaud është vrarë në qytetin Irpin të Ukrainës nga forcat ruse, ndërsa raportohet se dy gazetarë  të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

Ishte shefi i policisë së Kievit Andriy Nebitov i cili publikoi lajmin në Facebook, duke postuar mjetet e identifikimit të gazetarit si dhe fotot e rënda të trupit të pajetë.

-Advertisement-


Ndërkohë në mediat sociale është publikuar një video nga transportimi i të plagosurve në spital, ku një prej tyre tregon si ndodhi ngjarja e rëndë, por thotë se nuk ka dijeni për gjendjen e kolegut.

Unë jam Wain, jam nga SHBA, po kalonim urën e parë në Irpin dhe po shkonim të filmonim refugjatët që po iknin dhe prandaj hipëm në një makinë që mundtë na çonte në urën tjetër. Kur kaluam post bllokun ata filluan të na qëllonin , shoferi u kthye mbrapsht po ata vazhdonin të na qëllonin , shoku im Brand është qëlluar, nuk e di është , e pashë që ishte qëlluar në qafë”, tha gazetari.

Kjo është vdekja e parë e raportuar e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Bazuar në një ID shtypi që gazetari posedonte me vete, rezulton se ai punonte për New York Times.

Por gazeta nga ana tjetër ka deklaruar se ishte e pikëlluar për vdekjen e Renaud, por ai nuk kishte punuar për gazetën në Ukrainë. Sipas saj, i ka punuar për herë të fundit për gazetën në vitin 2015 dhe ID e shtypit që ai mbante në Ukrainë ishte lëshuar vite më parë.

Deri më tani akoma nuk është bërë e qartë se për kë punonte Renaud në Ukrainë./TCh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera