Ky është detaji që i lidhi mes vete Bebe Rexhen dhe Rihannen
Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 23 October 2020
Muzikantet thuhet se nuk kanë biseduar kurrë, pavarësisht se Rexha ishte autore e hitit “TheMonster”, të cilën Rihanna e publikoi bashkë me Eminem, këngë kjo e cila u ngjit në majat e top-listave ndërkombëtare në vitin 2014.
Drama e përfolur mes të dyjave filloi në qershor të vitit 2017, kur Rexha shkroi në Tëitter për pretendimet se ajo tha se Rihanna nuk mund të kapte nota të alrta sikur ajo. Debakli me sa duket shpërtheu kur Shady Music Fakte shkroi në Tëitter: “Bebe Rexha pranon se bëri pjesët ‘oooh ohhh’ në ‘The Monster’ dhe la në hije Rihannën” Ajo nuk mund t’i këndojë ato nota të larta. “Eshtë e panevojshme të thuhet, fansat e Rihannës nuk ishin “të lumtur për hijen e supozuar të Bebe Rexhës në këngë”.
Gjatë një paraqitje në qershor të vitit 2018 në Watch What Happens Live with Andy Cohen, Rexha iu drejtua reagimit në internet që kishte marrë dhe tha se fjalët e saj ishin keqinterpretuar. Ajo diskutoi se së bashku me Eminemin e interpretoi këngën “The Monster” në Coachella në vitin 2018 dhe pranoi se ajo ende nuk ishte takuar personalisht me Rihannën. Cohen i kërkoi asaj të tregonte ndjenjat e saj në debatin e përfolur. “Po sepse unë e këndova atë pjesë dhe dikush e kuptoi se ishte zëri im”. Ajo tha që Rihanna nuk mund t’i këndonte ato nota të larta. Unë isha si: “Kjo është kaq e bezdisshme”, i tha Bebe Rexha prezantuesit Cohen. “Këto ditë nuk mund të thuash asgjë në internet. Të gjithë çojnë gjithçka në ekstrem”, kishte thënë më tej këngëtarja shqiptare.
Fakt interesant: Bebe Rexha dikur i kishte shitur parfum Rihannës!
Ne kurrë nuk mund ta dimë nëse Rihanna dhe Bebe Rexha kanë shkëmbyer ndonjëherë fjalë pas hitit “The Monster”, por këngëtarja e hitit “I’m A Mess” zbuloi se si gjërat u bënë rreth e qark për të.
Gjatë një interviste në shtator të vitit 2018 në ‘Good Morning Britain’, Rexha zbuloi se e vetmja herë që ajo kishte qenë ballë për ballë me super yllin e Barbadosit ndodhi para se Rexha të ishte e famshme.
“Unë në fakt i shita parfum Rihannës, me kënaqësi të madhe”, tha ajo, për Independent. “Unë isha duke punuar në ‘Saks Fifth Avenue’, si shitëse e produkteve të kozmetikës në ShBA. Ajo erdhi në banak me buzëkuq të kuq dhe syze dielli:, tregoi këngëtarja shqiptare.
Takimi i famshëm thuhet se ndodhi para se Rexha të shkruante këngën “The Monster”.
“Nuk e kisha idenë se një vit më vonë do të kisha shkruar një këngë për të që do të ngjitej në vendin e parë në top listat ndërkombëtare. Kjo ma ndryshoi jetën plotësisht”, u shpreh Bebe Rexha.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...