Ky është dënimi që mori personi që rrahu drejtorin e Inspeksionit në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 21 November 2019
Ardian Qelaj është dënuar me një muaj paraburgim për shkak se ka rrahur fizikisht Drejtorin e Inspeksionit në Pejë, shkruan Gazeta inFokus,
Një vendim i tillë është marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, Shaqë Curri, me 20 nëntor të këtij viti, pas seancës dëgjimore të mbajtur në Gjykatën në Pejë. Kërkesën për caktimin e paraburgimit e ka bërë prokurorja e çështjes, Lumturije Hoxha
Sipas gjykatësit të çështjes Curri, masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit është e nevojshme, me arsyetimin se është plotësuar dyshimi i bazuar mirë se i dyshuari Qelaj ka kryer veprat penale në bazë të provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës.
Sipas gjykatësit, gjithashtu ekziston mundësia që me ndodhjen e të dyshuarit në liri, i njëjti të arratiset, duke marrë parasysh faktin se ai pas ngjarjes ka qenë në arrati dhe nuk iu ka përgjigjur organeve të ndjekjes.
Po ashtu sipas gjykatësit Curri, ekziston edhe mundësia që i dyshuari të ndikojë në dëshmitarët dhe të dëmtuarit, në rast se i njëjti gjendet në liri, si dhe të përsërisë veprën penale.
Tutje, në vendimin e gjykatës theksohet se janë vlerësuar edhe rrethanat tjera për caktimin e një masë më të lehtë, mirëpo në rastin konkret masat tjera më të buta nuk ofrojnë siguri për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale ndaj të dyshuarit.
Ndryshe, sipas aktvendimit të hetimeve të filluara nga Prokuroria Themelore në Pejë, me 19 nëntor 2019, theksohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Ardian Qelaj, së bashku me të pandehurin Mehmet Kollqaku i cili ndodhet në arrati, u kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarve Leotrim Murtezaj, njëherit drejtor i inspeksionit në Komunën e Pejës, si dhe dy zyrtarëve të kësaj drejtorie, Mentor Beqirit dhe Dardan Bërlajollit.
Sipas hetimeve, derisa të dëmtuarit më 16 nëntor 2019 kanë qenë duke qëndruar në lokalin “Don Caffe House”, që gjendet te parku i qytetit të Pejës, rreth orës 23:00, aty shkojnë të pandehurit të cilët i provojnë të dëmtuarit me fjalë ofenduese e pastaj fillojnë t’i sulmojnë fizikisht duke i goditur me grushte dhe shishe qelqi në pjesë të ndryshme të trupit.
Të pandehurit dyshohen po ashtu se në natën kritike, në bashkëveprim, kanë dëmtuar inventarin e lokalit “Don Caffe House” dhe atë një kompjuter, laptop, tavolina, të gjitha në vlerë prej 3 mijë euro, gjatë rrahjes të dëmtuarve./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...