Sport

Ky është dënimi që e pret Juventusin nëse konfirmohen akuzat e fundit për kontabilitet të rrejshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 29 November 2021

Shoqata italiane për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, CODACONS, pretendon se Juventusi mund të zbresë në Serie B dhe t’i hiqet Scudetto-ja e fundit për shkak të rastit të fitimeve kapitale.

CODACONS është i lidhur me CONI-n, Shoqatën Olimpike Italiane, dhe presidenti i saj Marco Donzelli foli për hetimin mbi biznesin e fitimeve kapitale të Juventusit.

“Zonja e Vjetër” akuzohet për kontabilitet të rremë dhe Donzelli zbuloi se “Bianconerët” mund të sanksionohen me rënie në Serinë B dhe revokimin e titujve të fituar nën hijen e këtyre operacioneve potencialisht të paligjshme.

-Advertisement-

“Sistemi akuzues është shumë serioz dhe hedh një hije të keqe mbi kampionatet e fundit të futbollit, edhe sepse ka pasur një dominim të vërtetë të Juventusit në vitet e fundit, i cili përfundoi vitin e kaluar”, tha Donzelli, sipas “TMË”.

“Nëse Juventusi do të kishte fituar në mënyrë të paligjshme një avantazh ndaj klubeve rivale me operacione të këtij lloji, atëherë rregullsia e kampionateve të fundit të futbollit do të dështonte dhe, si pasojë, Federata dhe Autoriteti për konkurrencën e tregut do të duhet të ndërhyjnë dhe të sanksionojnë përgjegjësit”.

“Përtej përgjegjësive individuale, klubi nuk do të përjashtohet nga ndëshkimi. Për këtë arsye dhe për të mbrojtur mijëra tifozë, ne do të paraqesim një ankesë në Antitrust dhe Prokurorinë Federale duke kërkuar rënien në Serie B për Juventusin dhe heqjen e titujve të fundit të ligës të fituara nën hijen e këtyre operacioneve potencialisht të paligjshme. ”, ka përfunduar Donzelli.

Kujtojmë se nëpër nj histori të tillë Juventusi kishte kaluar edhe në vitin 2006 kur ishte larguar nga Serie-A dhe iu kishin hequr dy tituj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera