Sport

Ky është dënimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së për Tahir Batatinan

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 06 October 2021

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në prononcim për media akuzoi referin e ndeshjes dhe atë të VAR-it për humbjen ndaj gjilanasve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas këtyre akuzave të trajnerit Batatina, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe ka njoftuar për vendimin e shqiptuar ndaj teknikut llapjan.

KD e ka dënuar Batatinën me të holla, në shumë prej 300 eurove.

-Advertisement-

Më poshtë keni vendimin e Komisionit Disiplinor.

Kryetrajneri i FC ”Llapi 1932” Tahir Batatina me nr ID.001144M77. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcimin për media, akuzon referin e ndeshjes dhe ata të VAR-it për humbjen e ndeshjes ndaj Gjilanit. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 63 paragrafi 1 Pika B dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore;

Dënohet me të holla në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera