Lajme

“Ky është dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës”- Për çfarë po flet Arben Ahmeti?

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 08 March 2023

Takimi i 27 shkurtit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, vazhdon ende të jetë temë diskutimi, për shkak të mos qartësimit se a kishte më të vërtet një marrëveshje mes palëve apo thjesht deklaratat e tyre ishin një mënyrë e blerjes së kohës deri tek marrëveshja finale.

Por, komentatori Arben Ahmeti thotë nuk kishte një marrëveshjes mes palëve, ishte thjesht blerje kohe nga protagonistët dhe deklarata e zyrtarit të BE-së, Borrell ishte vetëm sa për të arsyetuar investimet që kanë bërë në këtë proces dhe s’kanë arritur një zgjidhje finale të raportit Kosovë-Serbi.

“Mendoj se nuk ka marrëveshje, ka përpjekje të dy protagonistëve Kurti e Vuçiq për të blerë kohë, janë aranzhmane që i shohim sa herë që dy palët nuk dëshirojnë marrëveshje. Tash së fundi i kemi edhe ndërmjetësit evropian që për ta arsyetuar krejt investimin që e kanë bërë në këtë proces, pajtohen me forma ku gjendet një gjuhë kreative ku thuhet se palët janë pajtuar e në praktikë ato s’pajtohen për asgjë. Ky është dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës tash e sa vite, që në fillim është dashur një marrëveshje që e përfundon një herë e përgjithmonë raportin me Serbinë.”, ka thënë Ahmeti në “Politiko”.

-Advertisement-

Ahmeti ka thënë edhe se nuk ekziston një dialog mes Kosovës dhe Serbisë, por që “ne duhet të dialogojmë me partnerët tanë për çfarë do ujdie që do bëhet, marrëveshja është e vlefshme dhe ka vlerë vetëm nëse na premtohet se pesë vendet e Bashkimit Evropian do të lëvizin drejt njohjes së shtetësisë”

Kritika për pushtetin është se ‘’huqja’’ më e madhe që po bëhet në këtë proces është mos insistimi për njohjen nga pesë vendet e BE-së në këmbim të pranimit të planit evropian.

“Huqja aktuale e Qeverisë është nëse nuk është duke e kërkuar dhe insistuar se në këmbim të kësaj marrëveshje, pra krijimit të Asociacionit dhe krejt ujdive tek modeli i dy Gjermanive të jetë njohja e pesë vendeve nga shtete e BE-së. Sepse kështu automatikisht përfshihet edhe njohja nga krejt vendet e NATO-s, dhe mendoj se Kosova përveç anëtarësimit në NATO dhe heqjen e barrierave në raport me BE, s’ka pse të mendoj për OKB sepse është problem për shkak të Rusisë.”, ka përfunduar Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera