Ky është çmimi për megavat që paguan KOSTT për blerjen e energjisë nga era që prodhohet në Bajgorë
Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 23 December 2021
Energjia e prodhuar nga era në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut, blihet nga KOSTT-i me çmimin prej 86 euro për megavat, shkruan Gazeta Infokus.
Nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), thonë se KOSTT e blen energjinë nga gjeneruesit me erë dhe e shet tek furnizuesi KESCO me çmimin referent të tregut të aprovuar nga ZRrE-ja.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Zana Bajrami-Rama, menaxhere për Komunikim në KOSTT, tha se KOSTT-i e blen energjinë nga era me çmim prej 86 euro për megavat.
“KOSTT e blen energjinë nga gjeneruesit me erë 86 € për MWh, ndërkaq e shet tek furnizuesi (KESCO) me çmim 35.4 € për MWh. Diferenca në mes të tarifave BRE (Feed-in tarifa) dhe çmimit referent të tregut, KOSTT e realizon nëpërmes tarifave BRE, të aplikueshme për furnizuesit, në këtë rast KESCO”,shprehet Bajrami – Rama.
Bajrami – Rama ka treguar se si ndahet e gjithë kjo sasi e rrymës që prodhohet nga BRE-të.
“E gjithë sasia e energjisë elektrike e cila prodhohet nga BRE-të ndahet proporcionalisht për konsumatorët e furnizimit të shërbimit universal dhe konsumatorët e parregulluar. Sasia e energjisë varion”, tha Bajrami -Rama për Infokus.
Në këtë park të Bajgorës janë të instaluara 27 turbina, të cilat kanë fuqi të prodhojë nga 3,45 megavat secila, ndërsa në total parashihet të prodhohen 105 megavat në orë, që nënkupton 10 për qind e prodhimit që ka Kosova.
Kujtojmë se aktualisht Kosova gjeneron energji elektrike prej termocentraleve me linjit rreth 87.36 % të prodhimit, (TC A dhe TC B KEK), pastaj me HC Ujmani me 2.91 %, centralin me erë “Kitka” (Air Energy) me 2.95 % dhe BRE-të e tjera në pronësi private (hidrocentralet, panelet solare dhe centralet me erë) me 6.78 %./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...