Ky është biznesmeni që po pretendohet se përfitoi kontratë të jashtëligjshme nga Shërbimi Korrektues
Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 23 April 2021
Sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për një kontratë për të cilën pretendohet se është lidhur kundërligjshëm. Fjala është për një pronë të MD-së në Vushtrri e cila ishte nënshkruar nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit të Drejtësisë Selim Selimi.
Lidhur me këtë portali Syri.net Kosova ka publikuar disa detaje të reja:
2 hektar e 12 ari e 17 metra katror në zonën ku ka qenë i ndërtuar hoteli ‘Viciano’ në Vushtrri, pretendohet se janë dhënë kundërligjshëm në shfrytëzim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Kontrata në fjalë është nënshkruar me datën 02.11.2020 mes Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Jahë Osmani, derisa çmimi total i kontratës është 381.600 euro në kohëzgjatje prej 15 viteve.
Syri.net Kosova, po ashtu nga burime të mirinformuara merr vesh se, pronari Jahë Osmani, pas marrjes me qera të kësaj hapësire, të njëjtën ta jap me qira për disa kompani me emër në Kosovë, të cilat do të operojnë në atë pjesë të parcelës së kontraktuar.
Sipas burimit, përveq Stacionit të Autobusëve që planifikohet të ndërtohet në atë zonë, aty priten të operojnë edhe katër biznese të mëdha( emra të njohur për redaksinë), të gjitha këto të dhëna me qira nga pronari i parcelës, Jahë Osmani.
Por kush është Jahë Osmani?
Jahë Osmani, banor i Vushtrrisë, ushtron funksionin e menagjerit në kompaninë Britania Homes, e cila merret me ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.
Pronar dhe aksionar në këtë kompani janë Adriatik Azemi dhe Alban Osmani, derisa ky i fundit është edhe vëllau i Jahës, nënshkruesit të kontratës për shfrytëzimin e parcelës ku gjendej para pak kohe hoteli ‘Viciano’
Ndryshe, në konferencën e sotme të ministres Haxhiu u tha se vendimi për dhënien e kësaj kontrate si i tillë është i kundërligjshëm dhe ka për qëllim interesat e ngushta dhe përfitimet materiale, derisa ka paralajmëruar masa ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Në konferencën e ministres u tha se kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror
Lidhur me këto pretendime, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka thënë për Syri Kosova se lidhur me nënshkrimin e kontratës për një pronë të MD-së në Vushtrri e cila ishte nënshkruar nga Thaçi dhe ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ishte e njoftuar edhe ministrja Albulena Haxhiu
“Ministrja e drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë. Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qen e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone”, tha mes tjerash Thaçi për Syri Kosova.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...