Ky është amerikani që e ‘alarmoi’ Bill Clintonin për çështjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 24 May 2022
Ish-zëvendësdrejtori politik kombëtar i fushatës së parë të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Christopher Hyland, ka treguar se si ka mësuar për Kosovën dhe situatën e vështirë në të cilën ishte.
“Së pari e kam takuar Fan Nolin dhe Antoni Athines kur isha djalë i ri. Antony Athines ishte një mik i prindërve të mi. Dhe kur Bill Clinton i hyri garës për president më përzgjodhi mua si përgjegjës për krejt grupet etnike në Amerikë. Dhe kështu e njihja komunitetin shqiptar. Dhe në fakt në vitin 1991 këshillova presidentin, që po që se do të zgjidhej, në fjalimin e tij të dytë për politikën e jashtme Kosova të njihet si shtet i pavarur”.
Ai, tregoi se si e kishte njoftuar Bill Clintonin për çështjen e Kosovës dhe si e kishte bindur se duhet ta njihte këtë shtet.
“Epo herën e parë kur bisedova me të ai vetëm më shikoi dhe po e mori porosinë time që Kosova duhet të njihet, gjë për të cilën unë ia thash dhe ia shkrova në letër para se të mbante fjalimin për politikë të jashtme dhe ai e mori në konsideratë, por në herën e parë nuk është se e bëri dhe prapë bisedova me të kur ishim në mes të fushatës në Atlanta për situatën në Kosovë e në Shqipëri”.
Hyland tha se u përkujdes që t’ia bënte të qartë Clintonit se sa shumë e mbështesnin kandidaturën e tij për president kosovarët dhe shqiptarët që jetonin në Amerikë.
Ai po ashtu tregoi një detaj interesant se si e kishte njoftuar Bill Clintonin me Ibrahim Rugovën, derisa përmend edhe Jim Xhemën për të cilin thotë se është një prej themeluesve të Kosovës.
“Ia bëra të qartë se komuniteti i kosovarëve dhe i shqiptarëve në Amerikë, diaspora e tyre, fuqishëm e mbështesin atë. Ata po bënin fushatë në New Hempshire, po krijonin fonde, po organizonin fushatë kudo në rrafshin kombëtar, si kosovarët ashtu edhe shqiptarët, për Bill Clintonin. Unë doja që ai të ishte në dijeni për këtë mbështetje të madhe që e ka. Dhe personalisht e njoftova me liderët kosovarë në Amerikë, si Jim Xhema që në opinionin tim në shumë mënyra është një prej themeluesve të Kosovës. Doktor Ibrahim Rugova, të cilin e takova krahas Jim Xhemës, që e njoftoi atë me Hillary Clinton. Dhe pastaj në baza të rregullta e kam njoftuar për situatën e Kosovës dhe të shqiptarëve në vazhdimësi”.
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, e dekoroi Christopher Hyland me “Urdhrin Dr. Ibrahim Rugova”.
Të tjera
-
Shuarja e NKEC-it, Avdullah Hoti i reagon Albin Kurtit: Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot
Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pasi në mbledhjen e sotme të qever...
-
Ther*t me thïkë një person në Gjakovë
Të hënën në Gjakovë një person është therur me thikë. “Një mashkull kosova...
-
Dyshohet se abuzoi se *sualisht në vazhdimësi me vajzën e tij 15-vjeçare, arrestohet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marr...
-
Qeveria ndan 300 mijë euro për komunitete, Murati akuzon BE-në për ngecje të projektit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Bashkimin Evropian se për sh...
-
Morën mijëra euro nga buxheti pa kryer asnjë punë, pas katër vitesh qeveria Kurti shpërbënë ndërmarrjen NKEC
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën ka marrë vendim që ta shpë...
-
Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sülm ndaj zyrtarit të KQZ-së
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Turqinë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar Nismën për lidhjen...
-
Haradinaj kujton të rënët e 21 majit 1998
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të...
-
Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA
Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Ame...
-
Daçiq: Perëndimi po ushtron presion mbi vendet që mund të mbështesin rezolutën për Srebrenicën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Perëndimi po ushtron s...
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...