Fokus

Ky është admini i grupit “AlbKings” i cili u arrestua dje

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 17 April 2024

Njëri ndër administratorët e grupit “AlbKings” në rrjetin social “Telegram” ku publikoheshin pamje intime të femrave është arrestuar, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Gazeta Infokus merr vesh nga burime të mirë informuara që i arrestuari është admini Edin Ajredini nga Gjilani.

-Advertisement-

Sipas prokurorisë, ky person është arrestuar dje pas hetimeve disa javore derisa është ndaluar për 48 orë.

“Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në orët e vona të dt.16.04.2024, është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, sipas KPRK-së, derisa  në koordinim me policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Gazeta Infokus kishte raportuar ekskluzivisht për hapjen e këtij grupi i cili ishte mbyllur pak kohë pas raportimit të Infokusit, mirëpo që “admini” i këtij grupi vazhdonte ta hapte përsëri.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Video raportimi i Infokusit:

Raportimi i Infokusit – Arrestohet admini i grupit “Albkings” ku publikoheshin pamje iñtime të femrave

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera